Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, kush do të fitonte? Opozita e Bashkuar, apo Partia Socialiste?

Rtv Ora dhe Antonio Noto publikuan mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar për zgjedhjet e 25 prillit dhe orientimin e votës për qarqet Elbasan dhe Shkodër.

Nga të dhënat e publikuara në rang kombëtar, opozita e bashkuar kryeson ndaj PS, por përcaktuese të rezultatit mbeten partitë e tjera.

Krahasuar me sondazhin e parë, subjektet kanë lëvizur me plus minus 1 pikë përqindje.

Konkretisht PS-LSI kanë rënie, PD ka rritje së bashku me partitë e tjera, ndërsa PDIU mbetet në të njëjtat nivele.

Në qarkun e Elbasanit gjithashtu prin opozita e bashkuar, por përcaktuese sërish janë partitë e tjera.

PD ka shënuar një rritje të ndjeshme në këtë qark krahasuar me zgjedhjet e 2017, ndërsa është përgjysmuar PDIU.

Opozita e bashkuar shfaqet fituese në qarkun e Shkodrës me një shifër prej 55.5%, kundrejt 34% të Partisë Socialiste.

Lidhur më vitin 2017 PS ka humbur një 1%, ndërsa PD ka pësuar një rritje me 10%.

PDIU ka pësuar një rënie më 0.5% në këtë qark nga viti 2017.

Ndërkohë, në Shkodër shohim një rritje të madhe të partive të tjera me rreth 8%.

Të pavendosurit këtë sondazh janë 27%.

Për realizimin e sondazhit u morën në pyetje 2000 persona. Intervistat janë kryer me celular dhe telefona fiks.

Është kampion përfaqësues i popullsisë elektorale në Shqipëri.Marzhi i gabimit është 3%.

Së shpejti do të kemi sondazhin e tretë kombëtar, sëbashku me orientimin e votës për 2 qarqe të tjera.

Statistikat e sondazhit u analizuan në studion e emisionit “Tempora” nga Sonila Meço nga vetë Antonio Noto dhe analistët: Dritan Hila, Alfred Lela, Agron Gjekmarkaj dhe Aleksandër Çipa.

17 tabelat e sondazhit dhe shpjegimi i tyre

Tabela 17

Orientimi i votes – Shkoder

Opozita e bashkuar shfaqet fituese në qarkun e Shkodrës me një shifër prej 55.5%, kundrejt 34% të Partisë Socialiste.

Lidhur më vitin 2017 PS ka humbur një 1%, ndërsa PD ka pësuar një rritje me 10%.

PDIU ka pësuar një rënie më 0.5% në këtë qark nga viti 2017.

Ndërkohë, në Shkodër shohim një rritje të madhe të partive të tjera me rreth 8%. Lexo me shume: Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera

Tabela 16

Orientimi i votes – Elbasan

Sipas sondazhit të RTV Ora dhe Antonio Notos, orientimi i votës në qarkun Elbasan nëse qytetarët do të votonin sot është si më poshtë:

43-47% do të votonin PS, 29-33% PD, 8-12% LSI, 4-6% PDIU dhe 7-11% partitë e tjera.

Ajo çfarë vihet re nga zgjedhjet e 2017 është fakti se PS, LSI kanë rënie dhe PD ka rritje.

Fuqinë në këtë qark e ka humbur PDIU, me më shumë se gjysmën e votave.

Vihet re se ka një rritje të elektoratit të partive të tjera nga 2017. Lexo me shume: Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD

Ne foto: Tabela 16 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021

Tabela 15  
Kampion kombetare
Renditja e “I pavendosur” sipas qarqeve

Tirana vazhdon që të ketë pjesën e luanit lidhur me të pavendosurit. Kryeqyteti mban 31.8% të totalit të të pavendosurve në vend, duke u ndjekur nga Durrësi dhe Fierit me 10.2%.

Femrat shfaqen më shumë të pavendosura në qarqe së bashku me ata që janë të papunë.Ndërkohë, moshat mbi 35 vjeç përbëjnë 67% të totalit të të pavendosurve. Lexo me shume: Tirana qarku me më shumë të pavendosur, ndiqet nga Durrësi dhe Fieri

Tabela 14.2
I pavendosur
Renditja: Sipas gjinise, moshes dhe një krahasim me sondazhin e 19 janarit 2021 e zgjedhjet 2017.

Nga 19 janari përqindja e të pavendosurve ka rënë nga 30% në 27% në 23 shkurt. Numrin më të madh të të pavendosurve e përbëjnë meshkujt si në 19 janar ashtu edhe në 23 shkurt, duke pësuar një rritje me rreth 3%, ndërsa femrat kanë pësuar një ulje me po kaq përqindje.

Ndërkohë, në ndarje moshe vihet re që më shumë të pavendosur janë ata të moshës mbi 35 vjeç të cilët përbëjnë mbi 65% të të pavendosurve.
Lexo me shume: Bien me 3% të pavendosurit, moshat mbi 35 vjeç më “pesimistët”

Tabela 14.1
I pavendosur
Renditja: Sipas qarqeve dhe një krahasim me sondazhin e 19 janarit 2021

Tirana, që ka edhe numrin më të përqëndruar të popullsisë, ka edhe numrin më të lartë të votuesve të pavendosur. Në janar e kishte 30.4%, sot e ka 30.9%.

Më të prerë kur bëhet fjalë për zgjedhjet duket se i ka votuesit qarku i Beratit. Në janar kishte 1.5% të elektoratit të pavendosur, sot ka 2.1%.
Lexo me shume: Shtohen të pavendosurit, kryeson Tirana, beratasit e “kanë ndarë mendjen”

Ne foto: Tabela 14.1 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021


Tabela 13

Si është orientimi i votes me 23 shkurt 2021

Lidhur me orientimin e votës për PS-në sot do të votonin nga 41-45%, me një rënie me 1% nga data 19 janar ku kjo shifër ishte 42-46%.

Ndërsa për PD-në ka pasur një rritje me 1%, duke shkuar nga 33-37% në 19 janar në 34-38 ditën e sotme.

Rënie ka pësuar edhe LSI me 1% nga 19 janari, ku ishte në kuotat 9-13%, ndërsa sot kap shifrën 8-12%.

PDIU ka qëndruar në kuotën e saj të 19 janarit nga 1-3%. Ndërkohë, rritje kanë pësuar edhe partitë e tjera me 1%. Lexo me shume: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%

Si e komentojnë analistët:
Gjekmarkaj: Opozita fituese në vlera minimale, LSI ende faktor i rëndësishëm

Tabela 12

Të anketuarve u është bërë pyetja: ​Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo?

Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas zgjedhës aktualë të ….

Në 19 janar 2021, 85.4% mendonin se zgjedhjet janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, ndërsa me 23 shkurt 2021 janë 80.5%.

Zgjedhjet shumë të rëndësishme i vlerësojnë 95.5% e zgjedhësve të PS, 86.4% e zgjedhësve të PD dhe 95.2% e zgjedhësve të LSI.

PD e ka më të lartë përqindjen e zgjedhësve që nuk i shohin të rëndësishme zgjedhje dhe ata të pavendosur. Lexo me shume:E thotë sondazhi, PD duhet të punojë më shumë me votuesit e vet, nuk e kanë kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve

Ne foto: Tabela 12 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021


Tabela 11

Të anketuarve u është bërë pyetja: ​Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo ?

Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjendjes së punës.

81% e të punësuarve besojnë se janë të rëndësishme  ndërsa 79.9 % jo.

Interesante është fakti se ka rënë me 5 % numri i atyre që mendojnë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në krahasim me sondazhin e 19 janarit 2021.

Ndërsa është rritur numri i atyre që thonë jo dhe nuk e dinë.

Ne foto: Tabela 11 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021

Tabela 10

Të anketuarve u është bërë pyetja: ​Pavarësisht gjithçkaje a mendoni se zgjedhjet politike të vitit 2021 do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë apo jo ?

Të anketuarit janë ndarë sipas gjinisë dhe moshës

Lidhur me rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit për të ardhmen e Shqipërisë, qëndrimi i shqiptarëve ka ndryshuar paksa nga data 19 janar 2021.

Në këtë datë ata përgjigjeshin se “Po” ka rëndësi në 85.4%, ndërkohë që kjo përqindje sot ka rënë në 80.5%.

Me të bindura për këtë rënë janë femrat, për të cilat një gjë e tillë ka një rëndësi në 83.2%.

Mosha 35-54 dhe mbi 54 mendojnë se kjo gjë ka një rëndësi mbi 84%.
Ndërkohë, kjo përqindje është më e ulët të moshat e reja. Lexo me shume:
Bie rëndësia e zgjedhjeve për shqiptarët, moshat e reja me më pak pritshmëri për 25 prillin


Tabela 9

Të anketuarve u është bërë pyetja: ​A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?

Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas zgjedhës aktualë të ….

87.7% e socialistëve mendojnë se jemi në drejtimin e duhur. 9.2% e  tyre mendojnë se nuk ka ecur as në drejtimin e duhur dhe as të gabuar.

Nga opozita, 72% e zgjedhësve të PD mendojnë  dhe 95% e elektoratit të LSI mendojnë se jemi në drejtimin e gabuar. Fakt interesant është se PD e ka të lartë përqindjen e të pavendosurve, 17.4%, ndryshe nga LSI që e ka 3.7%. Lexo me shume: Socialistët mendojnë se jemi në drejtimin e duhur, opozitarët në drejtimin e gabuar. Elektorati i LSI më “i karikuar” se i PD

Ne foto: Tabela 9 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021

Si e komentojnë analistët

Dritan Hila: Opozita nuk e mund dot PS me vota militantësh

Tabela 8

Të anketuarve u është bërë pyetja: ​A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?

Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjendjes së punës.

Shqiptarët janë të dyzuar lidhur me drejtimin 4-vjeçar të vendin.

38.7% e tyre janë përgjigjur se vendi ka shkuar në drejtimin e duhur.

Ndërsa 38.5 % e tyre janë përgjigjur se po ka shkuar në drejtimin e gabuar.

Ndërkohë, shumica e të papunëve, 40.3% shprehen se ka shkuar në drejtimin e duhur. Nga ana tjetër, 41.4% e të punësuarve janë përgjigjur se ka shkuar në drejtimin e gabuar. Lexo me shume: Shumica e të punësuarve vlerësojnë se vendi ka shkuar në drejtimin e gabuar

Tabela 7

Të anketuarve u është bërë pyetja: A ka ecur Shqipëria në këtë 4 vjeçar në drejtimin e duhur apo të gabuar?

Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës.

38.7% mendojnë se Shqipëria në këtë 4 vjeçar të mandatit të dytë të qeverisë Rama ka ecur në drejtimin e duhur.

38.5% mendojnë se ka ecur në drejtimin e gabuar, 21.3% mendojnë se Shqipëria është vendnumëro dhe 1.5% janë përgjigjur se nuk e dinë. Sa i takon gjinisë, 43.3% e meshkujve mendojnë  se kemi ecur në drejtimin e duhur dhe 33.3% në drejtimin e gabuar.

Ndryshe mendojnë femrat, 43.7% e të pyeturave mendojnë se kemi ecur në drejtimin e gabuar dhe 34.2% në drejtimin e duhur. Të pavendosurit janë në përqindje më të lartë te meshkujt.

Ajo që bie në sy është fakti se moshat nga 18-54 vjeç mendojnë se situata është e keqe, ndërsa grupmosha mbi 54 vjeç thotë se Shqipëria ka ecur në drejtimin e duhur në këtë 4 vjeçar. Lexo me shume: Femrat dhe rinia mendojnë se Shqipëria ka ecur në drejtimin e gabuar, meshkujt dhe ata mbi 54 vjeç thonë se jemi në drejtimin e duhur.

Ne foto: Tabela 7 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021

Si e komentojnë analistët

Alfred Lela: Rama ka humbur rininë pavarësisht risive


Tabela 6
Të anketuarve u është bërë pyetja: Menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria ka qenë…

Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas zgjedhës aktualë të ….

Për socialistët menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria ka qenë shumë e mirë.
Ndërkohë, për demokratët e ka menaxhuar keq dhe shumë keq me një vlerë mbi 71%. Për LSI-në, qeveria e ka menaxhuar keq këtë situatë në një shifër 79%.
Në shifra të larta vërehen edhe të pavendosurit dhe ata që nuk votojnë, të cilët, janë përgjigjur mirë dhe shumë mirë në 41.7 për të pavendosurit dhe 36.5% për ata që nuk votojnë. Lexo me shume: Menaxhimi i pandemisë/ Socialistët të kënaqur, PD dhe LSI: Është keqmenaxhuar

Si e komentojnë analistët

Gjekmarkaj: LSI dhe PD më shumë të shqetësuar për Ramën, se sa për pandeminë

Tabela 5

Të anketuarve u është bërë pyetja: Menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria ka qenë…
Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjendjes së punës.

38% e të punësuarve  në Shqipëri mendojnë se qeveria e ka menaxhuar  mirë dhe shumë mirë pandeminë Covid 19, përkundrejt 37.4% e atyre që nuk punojnë.
25.2% e të punësuarve mendojnë se qeveria se ka përballuar as mirë as keq këtë situatë, nga të papunët kemi 24.3%

Ndërkohë 14% e të punësuarve  dhe 15.3% e të papunëve e vlerësojnë shumë të keqe punën e qeverisë në këtë drejtim. Lexo me shume: E ka menaxhuar mirë apo keq pandeminë qeveria? Ja si janë përgjigjur të punësuarit dhe të papunët në sondazh

Ne foto: Tabela 5 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021


Tabela 4

Të anketuarve u është bërë pyetja: Menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria ka qenë…

Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës.

Menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria është i dyzuar mes mirë dhe keq sipas shqiptarëve, përkatësisht në 37.6% dhe 37%.

37.6% e personave të pyetur në sondazh janë përgjigjur mirë dhe shumë mirë. 24,7% janë përgjigjur në mënyrë neutrale dhe pjesa tjetër, 37% keq ose shumë keq. Meshkujt duken më të kënaqur nga menaxhimi i situatës pandemike nga Covid.
Lexo me shume: Menaxhimi i situatës pandemike, shqiptarët të dyzuar me qeverinë

Tabela 3

Të anketuarve, të cilët u është bërë pyetja: Cili është shqetësimi më i madh me të cilin përballeni sot në Shqipëri? Janë zgjedhës aktualë të….

Sipas këtyre rezultateve mbi 40 % e socialistëve janë të shqetësuar për menaxhimin e situatës së pandemisë, 14.5% për korrupsionin dhe 13 % për papunësinë.

Mbi 24 % e zgjedhësve LSI janë të shqetësuar për korrupsionin dhe mbi 15 % për papunësinë e menaxhimin e situatës së pandemisë.

Ndërsa nga zgjedhësit demokratë, 21 % kanë shqetësim korrupsionin, 18% papunësinë dhe mbi 13 % menaxhimin e situatës së pandemisë.

Elektorati i partive të tjera shqetësim primar ka papunësinë së bashku me të pavendosurit. Zgjedhësit që nuk votojnë kanë problem kryesor situatën ekonomike. Pikërisht 28.8 % e tyre e shohin primare këtë shqetësim. “Ky duhet të jetë një target grup shumë i rëndësishëm për tu synuar nga partitë” thotë Noto. Lexo me shume: Socialistët më të shqetësuar për pandeminë, demokratët për papunësinë, LSI për korrupsionin

Ne foto: Tabela 3 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021

Si e komentojnë analistët

Çipa: Papunësia konstatim i përbashkët i partive, axhendat e tyre të ndryshme nga propaganda që bëjnë

Tabela 2

Të anketuarit, – të cilët u është bërë pyetja: Cili është shqetësimi më i madh me të cilin përballeni sot në Shqipëri? – Janë kategorizuar sipas gjëndjes së punës: Të punësuar, nuk punojnës

Nga këta 22.8% janë përgjigjur se shqetësim kryesor kanë menaxhimin e situatës Covid-19. Në këtë fashë 18.8% janë të punësuar dhe 26.6% jo të punësuar.

18.9% janë përgjigjur për papunësinë. Në këtë fashë 17.3% janë të punësuar dhe 20.4% jo të punësuar. 16.6 dhe 16.3 përkatësisht ndahet korrupsioni dhe niveli i pagave. Në këtë fashë 14.9% janë të punësuar dhe 18.2% jo të punësuar.

10.3% renditet mungesa e shpresë. Në këtë fashë 19% janë të punësuar dhe 13.8% jo të punësuar. Lexo me shume: Sondazhi Rtv Ora & Noto: Të papunët të shqetësuar për menaxhimin e pandemisë

Tabela 1

Të anketuarve u është bërë pyetja: Cili është shqetësimi më i madh me të cilin përballeni sot në Shqipëri?

Përgjigjet janë ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës. Vihet re se shqetësimi më i madh për shqiptarët aktualisht, qofshin meshkuj apo femra, është menaxhimi i Covid 19.

Pas pandemisë, shqetësime të tjera janë papunësia, situata ekonomike, korrupsioni, niveli i pagave, mungesa e shpresës, mosndëshkueshmëria, krimi i organizuar dhe emigracioni. Lexo me shume: Shqetësimi kryesor i shqiptarëve është Covid 19, për të rinjtë papunësia

Ne foto: Tabela 1 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021


Si e komentojnë analistët statistikat e tabelës 1
Dritan Hila: Të rinjtë të pashqetësuar nga korrupsioni, po rritet një brez i mësuar me këtë fenomen

Antonio Noto shpjegon se pse është bërë kjo zgjedhje.

“Është një zgjedhje për të bërë një panoramë, për të analizuar në fillim të kësaj fushate elektorale cila është ndjenja e këtyre dy qarqeve”.

Kete vit shume sondazhe
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ky vit karakterizohet nga shumë sondazhe të cilat po bëhen nga mediet e ndryshme. Ndërkohë sondazhet Noto e Rtv Ora vijojnë prej 13 vitesh.

Por si e komentojnë analistët këtë?
Gjekmarkaj: Sondazhet e tjera janë sponsorizuar për të konkurruar Antonio Noton

Kliko: Për të parë Rezultatet e sondazhit të parë kombëtar  për zgjedhjet e 25 prillit nga Rtv Ora dhe Antonio Noto si dhe projeksionet e votës për Tiranën e Durrësin