Dhuna është një e keqe e madhe e kësaj shoqërie. Fatkeqësisht kjo dhunë më e madhe është në familjet shqiptare.

Dhuna në familje është një dukuri shqetësuese që po i krijon shumë të çara në shoqëri. Duhet ta pranojmë që pjesa më e madhe e dhunës, si fizike dhe psikologjike, verbale e seksuale ushtrohet në familje dhe kryesisht janë meshkujt që ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe fëmijëve dhe të moshuarve “ shpreh shqetësimin sociologu Gëzim Tushe në një intervistë për RTV Ora.

Po kush janë efektet e dhunës tek fëmijët? Po jua rendisim

Gëzim Tushe për RTV Ora: “Pasojat janë të jashtëzakonshme. Janë pasoja me karakter fizik dhe lënë gjurmë të thella në zhvillimin e tyre. Mendoni një fëmijë që rritet nën peshën e dhunës. Ai është i detyruar të bëhet frikacak, konformist, gënjeshtar, të përshtatet me të keqen dhe ta pranojë atë.

Këto defekte në procesin e rritjes së tij që mund të ngjajnë si kalimtare por kthehen në esenciale dhe shfaqen si tipare të karakterit thelbësor të personalitetit të tyre. Në një farë mënyrë të gjithë fëmijët që rriten nën peshën  dhunës së prindërve të tyre, – pasi ka dhe gra që janë të dhunshme –   janë njerëz që në rrugën e tyre të jetës do ta kenë shumë të largët suksesin. Do ta kenë shumë të largët aplikimin e standardeve humane të qytetërimit.

Ju garantoj që është gati e sigurtë që fëmijët që rriten në një familje të dhunshme, që rriten nën peshën e dhunës apo shikojnë që nëna e tyre është vazhdimisht e dhunuar apo e përdhunuar nga babai tepër radhë mund të ndodhë që ky stofi antiedukativ i marrë në familje të mos transmetohet dhe tek fëmijët e tyre.

Jo domosdoshmërisht është fatalitet biologjik, por statistikisht është vërtetuar që pjesa më e madhe e atyre fëmijëve që rriten  në familje të dhunshme bëhen prindër dhe bashkëshortë të dhunshëme dhe kur krijojnë familjet e tyre

Po kush janë efektet e dhunës tek gratë? Po jua rendisim

Gëzim Tushe për RTV Ora: “Gratë shpërfytyrohen nga dhuna dhe humbasin feminilitetin, optimizmin, bëhen të nënshtruara dhe dhe pa personalitet, dhe në këtë rast vetëm divorci është shpëtim.

Ana fizike është e dukshme, por dëmtimet psikologjike janë të jashtëzakonshme. Dhuna ndërton ato mekanizma të frikës, trembjes, panikut, pasigurisë dhe kanë jashtëzakonisht efekte të dëmshme në sjelljen sociale?


Intervista ne studio me gazetaren Besmira Pelushaj