Këtë të martë, (23 shkurt) kryeministri Rama preferoi të mos vazhdonte replikat me presidentin. Përballë gazetarëve ai kujtoi zerimin e taksës për biznesin e vogël teksa shton se rikthimi i taksës së sheshtë prej PD favorizon oligarkët. Sa i përket listës së kandidatëve ai shton se kjo u takon kryetarëve të qarqeve

Tirane- Pasi Presidenti udhëtoi nga Tirana në Vlorë për t’ju kundërpërgjigjur akuzave të Kryeministrit në lidhje me udhëtimet e Kreut të Shtetit në këtë qytet, Edi Rama gjatë bashkëbisedimet me gazetarët preferoi që të martën, (sot) ta kalonte ne paqe, të paktën publikisht.

Ai nuk preferoi t’i jepte përgjige dyshimeve se sulmet ndaj Ilir Metës dhe LSI-së, kanë lidhje me një taktikë elektorale për të përçarë opozitën apo për t’i lënë një derë të hapur Lulzim Bashës pas 25 prillit.

Edi Rama: Nuk dua të humbasë kohë me këto, e lagu s’e lagu.

Programin për mandatin e tretë qeverisës, Edi Rama do ta prezantojë bashkë me ekipin që do të fusë në garë për zgjedhjet parlamentare. Ndërsa nuk humbet rastin për ta cilësuar taksën e PD, si përfitim të oligarkëve në kurriz të qytetarëve.

Edi Rama: “Ja sa para ka marrë shteti nga xhepi i të pasurve, merrni dhe një sharrë dhe sharrojeni duke pasur parasysh taksën e sheshtë 9% e shikoni sa para pala tjetër do tu lërë oligarkëve për të cilët flet ditën e flirton natën

PS po punon për programin dhe kandidatët të cilët do të jenë në lista, por kur pyetet për emra konkret siç jaë 3 ish-ministrat Bushati, Xhafaj dhe Lleshaj, Rama ja lë përgjegjësinë drejtuesve politik.

Lexo dhe: A do të kandidojnë Lleshaj e Xhafaj më 25 Prill? Rama: Nuk është askush i ndryshëm nga tjetri…

Kryeministri premton se brenda gjysmës së marsit përfundon vaksinimi i bluzave të bardha ndërsa vaksinimi në masë, sipas tij nis së shpejti por pa dhënë datë. Edhe njëherë nuk nguron t’u kujtojë elektoratit se çfarë ka bërë ai për vaksinën.

Edi Rama: Jam lypësi më i gjatë në planet.

Lexo edhe:

Rama: Taksa zero, pagë minimale 30 mijë lekë. Taksa e sheshtë kërcënon më të dobëtit