Ndryshimi i trajnerit ri nuk ka mjaftuar që Tirana të gjejë rrugën e fitores. Kryeqytetasit u mundën me rezultatin 3-2 në Shkodër nga Vllaznia.

Vendasit u dukën qartë që në fillim të ndeshjes se ishin më të motivuar për të fituar ndeshjen dhe në minuten e 27 Marku arrin të shbllokojë sfidën me anë të një 11 metërshi. Pavarësisht tentativave nga të dyja ekipet pjesa e pare mbylet me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nis më intensive nga të dyja skuadrat, ndërsa është Tirana, e cila që me të nisur pjesa e dytë arrin të barazojë rezultatin me anë të Muçit. Por vendasit nuk u lënë kohë as të gëzojnë duke shënuar sërish me anë të Markut në minutën e 50. Në minutën e 63 kryeqytetasit barazojnë me anë të Sasrakut, por këtë gol e bën të pavlefshëm goli i Dungës në minutë e fundit të shtesës.

Është Vllaznia ajo që shpërthen në festë dhe duke ruajtur dhe vendin e parë në kampionat, ndërsa Tirana nuk gjen ngushëllim me ndërrimin e trajnerit. Gjatë kësaj ndeshje ngeli i dëmtuar rëndë futbollisti i Tiranës, Issac Gyamfi, i cili u dërgua me autoambulancë në spital.